Atletico Madrid është eliminuar nga Kupa e Mbretit nga skuadra e kategorisë së tretë Leonesa
Skuadra e vogël spanjolle ka arritur sot një rezultat historik kundër Atletico Madridit të cilën e ka eliminuar nga Kupa e Mbretit në Spanjë.
Leonesa arriti të ishte më e mirë në pjesën e parë.
Edhe pse nuk shënoi rezultati përfundoi i barabartë.
Në pjesën e dytë u shënuan dy gola.
Fillimisht ishte Atletico Madridi që shënoi në minutën e 62-të me anë të Angel Correa pas asistimit të Joao Felix.
Mirëpo, Leonesa reagoi dhe e barazoi rezultatin në minutën e 83-të.
Për vendasit shënoi Julen Casteneda.
Pasi që rezultati përfundoi barazim, ndeshja shkoi në vazhdime dy herë ka 15 minuta. E në vazhdime më të mirë u treguan vendasit të cilët edhe shënuan në minutën e 108 me anë të Sergio Benito.
Kjo është befasia më e këndshme në Kupën e Mbretit këtë edicion pasi që një skuadër që garon në Ligën 2 të Spanjës në divizionin e dytë, apo ligën e tretë të Spanjës arriti ta eliminonte një skuadër të La Ligas. /GazetaExpress/
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, mes tyre...
Brezovica, Prevalla dhe Rugova, destinacionet më të vizituar...
Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...