Skuadra e Amir Rrahmanit i shënon supergol Juventusit

19:00 | 21 Shtator 2019
A Z

Hellas Verona ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Juventusit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Allianz”, në kuadër të xhiros së katërt të sezonit të ri të Serisë A.

Në minutën e 21-të të ndeshjes – vetëm pak momente pasi Samuel di Carmine e humbi penalltinë – Verona, ku luan Amir Rrahmani, arriti të kalojë në epërsi përmes golit të Miguel Velosos, raporton Gazeta Express.

 

Shpërndaje në rrjete sociale