Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar i ka dhënë fund thashethemeve që e lidhin atë me transferim te Barcelona duke deklaruar se “nuk jam i interesuar”.
Mbrojtësi sllovak iu bashkua “Nerazzurrëve” për një marrëveshje prej 23 milionë euro nga Sampdoria këtë verë dhe forma e tij impresive në San Siro ka bërë që të kërkohet për transferim larg nga klubi për një shumë të madhe të hollash, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk jam i interesuar për transferim te Barcelona. Luaj për Interin dhe qëllimi im është të luaj për Interin. Unë dua të fitoj me ata”, ka thënë Skriniar.
“Ne tani duhet të harrojmë atë që ndodhi në detyrë me skuadrën kombëtare dhe të fokusohemi në klubet tona. Jam shumë i lumtur me sezonin deri këtu dhe duhet të vazhdojmë kështu”
22-vjeçari ka bërë 12 paraqitje dhe ka shënuar dy gola deri tani këtë edicion te Interi./arbresh.info/
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi