Në versionin e saj “online” theksohet edhe se, tifozerisë vendase i mungoi dukshëm entuziazmi.
Fitorja e Skocisë ndaj Shqipërisë ka pasur një vëmendje të madhe, nga mediat britanike në mënyrë të veçantë.
Sipas të përditshmes “The Guardian”, Skocia e meritoi plotësisht fitoren dhe, pas golit të dytë, Shqipëria nuk dukej e aftë të kthehej në lojë, duke u dorëzuar totalisht.
Në versionin e saj “online” theksohet edhe se, tifozerisë vendase i mungoi dukshëm entuziazmi.
Ndërkohë, “Daily Mail” fokusohet më tepër te Bekim Balaj, i cili nuk arriti të shënonte.
“Sulmuesi i Akhmat Groznit do të kthehet i stresuar në shtëpi, pasi humbi një tjetër rast të jashtëzakonshëm pas krosit të Ndoj”, shkruan veç të tjerave “Daily Mail” në kronikën e ndeshjes së mbrëmjes së djeshme në Glasgou.
Ndërsa tabloidi i famshëm “The Sun” shkruan se Skocisë, në pjesën e parë i mungoi saktësia para portës dhe si rrjedhojë golat erdhën në të dytën.
E përditshmja britanike thekson se vendasit mund të kishin shënuar golin e tretë, por ndërhyrja e Prengës ishte vendimtare.
“The Herald” ka përfituar nga situata për të bërë ironi, duke e konsideruar fitoren e Skocisë, një lloj hakmarrjeje për golin e famshëm të Panuccit ndaj Skocisë, kur luante me Italinë në vitin 2007, duke kujtuar gjithashtu fanellat e bardha si Italia e vitit 2007.
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...