Gjilani ka pësuar humbjen e radhës në Superligën e Kosovës në futboll, ku u mposht sot nga Llapi me rezultat bindës 4-1.
Pas shtatë ndeshjeve, Gjilani është i shtati me 7 pikë, shkruan Arbresh.info.
Kjo nisje e dobët e sezonit, ka bërë që të reagojnë edhe tifozëria zyrtare e klubit, “Skifterat”.
Ata përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e kanë shpallur person të padëshirueshëm trajnerin, Ardian Nuhiu.
“Asnjëherë nuk jemi përzier në punët e kryesisë dhe gjithmonë kemi pasur dhe kemi besim të plotë tek ata.”
“Por nga ky moment, trajneri Ardian Nuhiu është i padëshiruar për ne, nëse nuk reflekton ai. Nëse nuk ka ndryshim, do të veprojmë në mënyrën tonë, ashtu siç dimë ne.”
“Askush nuk është mbi klubin e zemrës Gjilanin!”, thuhet në reagimin e tyre.
Gjilani ndeshjen e radhës e luan ndaj Dritës, i cili është edhe derbi më i zjarrtë jo vetëm i qytetit por i gjithë Kosovës.
Skuadra që e drejton Ardian Nuhiu ka katër humbje, dy fitore e një barazim./Arbresh.info
VV nominon Fatmire Mulhaxha Kollçakun për presidente të Koso...
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat