Gjilani dje është eliminuar nga Kupa e Kosovës, pasi u mposht nga ekipi i Ligës së Parë, Vëllaznimi me rezultatin 2-0.
E tifozët e klubit gjilanas, duket se janë ngopur me këto rezultate negative nga skuadra e tyre. Me anë të një komunikate, Skifterat thonë se nuk do të rrinë në heshtje për këtë situatë – teksa kërkojnë reagim të menjëhershëm.
“SKIFTERA, KOHA PËR TË FOLUR!
E patolerueshme! E papranueshme! E pafalshme!
Me një organizim shembullor, me përgatitje të kryera me kohë, me një klub që po vendos standarde në futbollin kosovar, ne eliminohemi nga Kupa e Kosovës nga një skuadër e një rangu më poshtë në ligë! Dhe nga kush? Nga një ekip që nuk ka bërë as fazë përgatitore, që sjell 6 lojtarë të rinj para ndeshjes dhe me një trajner të sapoardhur para dy javësh!
Mjaft më me eksperimente me klubin tonë! Gjilani nuk është fushë prove! Kjo nuk është thjesht një humbje, kjo është një dështim total!
Skifterat nuk do të rrinë në heshtje! Dashuria për këtë klub është e pakushtëzuar, por as durimi nuk është i pafund. Kjo që po ndodh nuk ka justifikim dhe këtë herë nuk do ta mbyllim njërin sy!
Koha për reagim është TANI!”, shkruhet në njoftim.
Hamza nga Prishtina: Me besim, energji dhe dashuri të madhe ...
Rubio: Bisedimet e paqes për Ukrainën kanë ngecur
Kurti takon ekipin e OKB-së në Kosovë, fokusi te sundimi i l...
Zbulohet data kur do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shq...
Ndeshen dy automjete në rrugën Prishtinë-Llap, lëndohen tre ...
Konjufca: Integrim në tregun evropian po, dhoma pritjeje jo