Në “Elbasan Arena”, sonte Skënderbeu do të synojë të marrë fitoren e parë në grupin B të Europa League në një ndeshje shumë të ndierë për të gjithë shqiptarët pasi përballë, korçarëve do të jetë një skuadër serbe.
Por misioni nuk do të jetë aspak i lehtë për formacionin e Ilir Dajës.
Edhe pse Skënderbeu e ka treguar shpeshherë që forca e vërtetë e kësaj skuadre bazohet te grupi dhe jo tek individët e veçantë, mungesat e dy lojtarëve titullarë siç janë sulmuesi i krahut Enis Gavazaj dhe mesfushori i talentuar nga Mali, Bakary Nimaga, pritet të peshojnë.
Të dy lojtarët janë të dëmtuar ashtu si edhe sulmuesi çek Martin Nespor i cili ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të zhvilluar disa seanca terapie.
Ndërkohë presidenti, Ardjan Takaj, ka konfirmuar se edhe në këtë sfidë shpërblimi nuk ndryshon, raporton Super Sport.
Në rast fitoreje ndaj serbëve në xhepat e futbollistëve të Skënderbeut do të përfundojnë 100 mijë Euro.
Ndërsa në rast barazimi shpërblimi do të jetë 50 mijë.
Të gjithë jemi me shpresë që futbollistët s’do të dalin pa para nga ndeshja e sotme.
Sfida mes Skënderbeut dhe Partizanit fillon prej orës 21:05.
Takimi luhet në Elbasan Arena.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...