Skënderbeu gjatë këtyre viteve ka bërë mirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë, duke luajtur deri në grupet e Europa League.
Për futbollin shqiptar ky është një “normalitet” që e ka sjellë Skënderbeun, që gjithashtu gjatë përgatitjeve verore dhe dimërore zhvillon shpesh miqësore me klube të rëndësishme në Europë.
Sportal.al mëson se në janar të këtij viti korçarët kanë programuar një miqësore me Beshiktashin, ndeshje që do të luhet më 12 janar në Turqi.
Më parë dy klubet janë përballur në grupet e Europa League dhe të në të dy takimet ka triumfuar Beshiktashi, 0-1 në Elbasan dhe 2-0 në fushën e tyre.
Një tjetër klub shqiptar më parë ka zhvilluar ndeshje miqësore me Beshiktashin dhe është Laçi, që pati barazuar 2-2 në Austri me bardhezinjtë. /Sportal.al

”Kafe mes miqsh” – Vjosa Osmani thyen heshtjen pas takimit m...
Trepça e fort për Pejën në “Minatori”, mitrovica...
Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën
Gramos Hashani zgjidhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut
Haziri për takimin Abdixhiku – Osmani: Ka pajtim për të garu...
Trepça bindshëm më e mirë se Peja pas pjesës së parë