Flamuri i Kosovës është hequr nga sajti zyrtar i lojërave mesdhetare “Tarragona 2018”.
Në vendin ku janë paraqitur vendet pjesëmarrëse, të gjitha shtetet janë të prezantuara me flamur të tyre, ndërsa vetëm Kosova me akronimin “KOS”, shkruan Koha Ditore.
Me atë “flamur” në sajtin zyrtar po paraqiten edhe sportistët e Kosovës që po garojnë në Tarragona të Spanjës e po ashtu në atë mënyrë Kosova është e paraqitur edhe në listën e vendeve me medalje të fituara.
Në fillim flamuri i Kosovës ishte prezent në sajt. Por kjo ka ndryshuar të enjten, një ditë pasi Nora Gjakova e Distria Krasniqi fituan medalje të arta në xhudo.
Nga Komiteti Olimpik i Kosovës nuk ka pasur ndonjë njoftim apo reagim për këtë ndryshim. Nuk ka pasur reagim as nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, ndonëse i pari i saj është në Tarragona dhe po përcjell nga afër paraqitjen e sportistëve kosovarë.
Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe fillimisht nuk deshi të pranojë sportistët kosovarë për këtë garë, por pas presionit ndërkombëtar, u zmbraps. Megjithatë, Spanja po vazhdon ta trajtojë si jo të barabartë Kosovën.

Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...