Është një situatë e tensionuar në West Ham për momentin, si pasojë e incidentit në të cilin Kurt Zouma u pa duke shkelmuar dhe goditur macen.
Klubi londinez jo vetëm që ka humbur sponsorë si pasojë e videos që u bë virale, por ata tani kanë probleme në dhomat e zhveshjes.
Kjo për shkak se disa lojtarë u tronditën kur mësuan se sa fitonte qendërmbrojtësi francez.
West Ham e gjobiti Zouman me pagën për dy javë, e cila është e barabartë me 250 mijë funte (300 mijë euro), dhe kjo ka shkaktuar kaos brenda dhomës së zhveshjes, pasi pakkush e dinte se ai merrte dikur rreth 150 mijë euro në javë.
Sipas Daily Mail, emra si Declan Rice, Tomas Soucek, Pablo Fornals dhe Vladimir Coufal janë ndër lojtarët e tjerë yje të klubit që fitojnë shumë më pak se Zouma, diçka që nuk dihej derisa u mësua puna e gjobës, transmeton telegrafi.
Edhe pse Antonio dhe Andriy Yarmolenko kanë rinovuar secili kontratat e tyre kohët e fundit, thuhet se secili fiton vetëm rreth 100,000 funte (120 mijë euro) në javë, përfshirë bonuset.
Sa i përket veprimit të Zoumas me macen, lojtarët e West Ham janë të ndarë, pasi që ka disa që mendojnë se kjo ka sjell të këqija në klub, por edhe nga ta që reagimi i klubit ka qenë i tepruar.
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...