Rrëmuja në Superligën e Turqisë ka arritur një nivel të ri dramatik. Një gjykatë në Stamboll ka urdhëruar paraburgimin parandalues të Murat Ozkaya, presidentit të Eyüpsporit, dhe shtatë gjyqtarëve, të cilët akuzohen për “ndikim në rezultatet” e ndeshjeve.
Por kjo nuk është e gjitha – Federata Turke e Futbollit ka referuar gjithashtu 1,204 futbollistë në komitetin disiplinor për baste të dyshimta sportive.
Kjo masë konsiderohet si “parandaluese” nga ana e Federatës. Nga mbi 1,000 futbollistët e referuar, 27 aktivizohen në Superligë, përfshirë dy nga Galatasaray, dy nga Beşiktaş dhe një nga Trabzonspor, ndërsa 77 të tjerë luajnë në Divizionin e Dytë.
Skandali i fundit lidhet me diskutimet e muajit të fundit mbi baste të dyshimta në futbollin profesionist turk. Si rezultat, 149 gjyqtarë janë sanksionuar dhe mbi 40 delegatë ndeshjesh janë detyruar të japin dorëheqjen.
Pas hetimeve nga Federata Turke e Futbollit, prokuroria ka kërkuar paraburgim për 17 gjyqtarë dhe një gazetar sportiv, ndërsa njëmbëdhjetë të tjerë janë liruar me kusht.
Gjatë presidencës së Murat Ozkayas, Eyupspor u ngjit në Divizionin e Dytë dhe në vitin 2023 nënshkroi me ish-lojtarin e Atlético Madrid, Arda Turan. Verën pasuese, klubi për herë të parë në historinë e tij u ngjit në Superligë.
Federata Turke e Futbollit (TFF) premton të vazhdojë luftën kundër fenomenit të basteve dhe manipulimeve, duke vepruar ndaj individëve të përfshirë në skandale. Vendimi i fundit i gjykatës shqyrton mundësinë që disa gjyqtarë të kenë ndikuar në rezultatin e ndeshjeve, duke thelluar shqetësimet për integritetin e futbollit turk.
Lista e disa lojtarëve të përfshirë në hetim
Mourinho paralajmëron Real Madridin para përballjes së fundi...
Presidentja Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan de...
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...