Gjatë ditës së hënë pati raportime se Milani ka shprehur interesimin për transferimin e futbollistit të Barcelonës, Philippe Coutinho.
Megjithatë, gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano thotë se momentalisht nuk ka bisedime mes dy klubeve për yllin brazilian.
Por, Coutinho vazhdon të mbetet në shitje dhe katalonasit kërkojnë një blerës me patjetër deri në fund të merkatos verore, shkruan Gazeta Expres.s
29-vjeçari erdhi në Barcelonë në vitin 2018 nga Liverpooli dhe që nga ajo kohë ka dështuar të tregojë kualitetin që e kishte te “Reds”.
Ai për një vit ishte në huazim te Bayern Munich, për t’u kthyer pastaj në “Camp Nou”, megjithatë nuk ka arritur ta bind Koemanin.
Kica-Xhelili i drejtohet VV-së: Ne kemi propozim konkret, tr...
Musliu: Sapo morëm mesazhin që ka seancë në orën 20:30, po i...
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...