Rey manaj nuk po ndalet së shënuari në Superligën turke.
Ai sot ka realizuar golin e fitores në ndeshjen e Sivassporit ndaj skuadrës së Besiktasit, shkruan Arbresh.info.
Ndeshje përfundoi me rezultat 1-0, teksa Manaj realizoi gol në minutën e gjashtë.
Ky ishte goli i 11-të gjatë këtij sezoni për sulmuesin shqiptar.
Manaj po tregon se është në formë të jashtëzakonshme edhe se mund të jetë njëra nga zgjedhjet e Sylvinhos në sulm për Kampionatin Evropian ku do të marrë pjesë kombëtarja e Shqipërisë.
Ai gjithashtu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 71-të.
Pas kësaj fitore Sivasspori është ngjitur në vendin e 10-të në tabelën e elitës turke me 29 pikë./Arbresh.info/
Evimizde 3 puan bizim ?#SVSvBJK | #GösterGücünü pic.twitter.com/2SK3KK05M2
— EMS Yapı Sivasspor (@Sivasspor) January 28, 2024
GOL | Sivasspor 1-0 Beşiktaş
6′ Rey Manaj pic.twitter.com/ohhucGEosT
— Arsiv GoalPro (@ArsivGoalpro1) January 28, 2024
Kurti mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të IKKL...
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite
Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo p...
Reali hyn me këtë 11-she ndaj Benficas në Lisbonë
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt