
Screenshot
Idrissa Gueye u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen Manhcester United – Everton pasi e goditi me shuplakë bashkëlojtarin e tij, Michael Keane.
Të dy u irrituan pasi Bruno Fernandes goditi një top që kaloi ngushtë jashtë portës në minutën e 13-të të sfidës së Manchester United në “Old Trafford” kundër Evertonit.
Pas gjuajtjes së Fernandes, Gueye dukej se po qortonte ashpër mbrojtësin Keane.
Të dy u vunë ballë për ballë, para se Gueye t’i jepte një shuplakë shokut të tij të skuadrës.

Gjyqtari Tony Harrington menjëherë nxori kartonin e kuq, duke përjashtuar 36-vjeçarin.
Në atë moment, Gueye u duk se u zemërua edhe më shumë, duke pasur nevojë të mbahej nga portieri Jordan Pickford.
Duke komentuar për “Sky Sports”, Gary Neville nuk u pajtua me kartonin e kuq.
Ish-mbrojtësi i Man Utd, 50 vjeç, e quajti kontaktin “të papërfillshëm” – duke shtuar se ndjente se një e verdhë do të kishte qenë e mjaftueshme.
Everton kishte humbur tashmë kapitenin Seamus Coleman për shkak të një dëmtimi të hershëm.
Mbrojtësi veteran, 37 vjeç, u detyrua të zëvendësohej nga Jake O’Brien vetëm 10 minuta pas fillimit të ndeshjes.
Evertoni megjithatë po fiton me një lojtar më pak, me Kiernan Dewsbury-Hall që shënoi në minutën e 29-të për 1-0.
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....
Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim p...