Sir Alex Ferguson i ka dërguar një video urimi Cristiano Ronaldos pasi lojtari i Juventusit fitoi për të dhjetën herë çmimin Lojtari i Vitit në Portugali.
“Urime për arritjen tuaj madhështore”, ka thënë fillimisht Ferguson, transmeton portali arbresh.info. “Më vjen shumë keq që nuk mund të jem me ty”
“Kthehem prapa dhe shikojë një djalosh 17 vjeçar kur ju erdhët në Manchester United, e shoh se sa keni pasur progres si të qenurit njeri ashtu edhe një futbollist fantastik”
“Dua të them ty, nënës tuaj, gjithë familjes dhe fëmijëve, ju lumtë”
“Ka qenë kënaqësi që të kam njohur, që kam punuar me ty dhe që të kam parë gjatë progresit në një futbollist që jeni”
“Paç fat, një natë të mirë dhe gjitha të mirat”
Fergusoni transferoi Ronaldon nga Sporting Lisbon kur ishte 17 vjeçar dhe ylli i Portugalisë ka fituar tri herë Premierë Ligën dhe një herë Ligën e Kampionëve në Old Trafford./arbresh.info/
Në Hagë nis gjykimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi
Për të tretën ditë me radhë, studentët iranianë protestojnë ...
Kusari-Lila: Austria mbetet një ndër partnerët seriozë të Ko...
Sipas Bild, dy gjigantët spanjoll janë vënë pas Rodrit
NATO përkujton përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukra...
Lojtari i kombëtares sllovake për Kosovën: Do të jenë agresi...