Barcelona mbrëmë e mposhti Atletico Madridin me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Me këtë triumf ata thelluan diferencën e pikëve ndaj Real Madridin në katër.
Njëri prej golave të realizuar e shënoi Raphinha, për të cilin u ndal të flas edhe Diego Simeone pas përballjes, shkruan Arbresh.info.
Për strategun argjentinas, Raphinha është i jashtëzakonshëm dhe nuk ia ka idenë se pse nuk e ka fituar Topin e Artë.
“Raphinha është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai mund të luajë kudo. Si anësor, si mesfushor, si sulmues, apo edhe si mbrojtës krahu”, tha fillimisht Simeone.
“Ai mund të shënojë, mund të krijojë, bën presion dhe vrapon. Nuk kam idenë se si nuk e fitoi Topin e Artë”.
“Të gjithë zgjedhin kë të duan, por unë e zgjedh atë”, përfundoi trajneri i Atleticos.
Kur jemi tek ‘Topi i Artë’, fitues i këtij çmimi prestigjioz ka qenë Ousmane Dembele, duke lënë prapa Lamine Yamal. Raphinha mbeti i pesti përkundër një super sezoni që pati./Arbresh.info
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...
Haxhiu: Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjë...
Corriere dello Sport: Kosova për histori – shteti i vogël ën...
Rama pret përfaqësueset e Institutit për Krimet e Luftës, di...
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...