Trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, ka dalë para mediave në Londër, në prag të ndeshjes kthyese gjysmëfinale të UEFA Champions League ndaj Arsenal.
Ai theksoi se qetësia e tij vjen nga përvoja, por gjithçka në futboll varet nga lojtarët në fushë.
“Edhe pse trajnerët mendojnë shumë, futbolli varet nga lojtarët. Ne mund t’i menaxhojmë emocionet e tyre. Përvoja të jep më shumë qetësi, jo pasivitet, për t’i përballuar këto ndeshje,” u shpreh Simeone.
I pyetur nëse është e mundur të përsëritet paraqitja e pjesës së dytë nga ndeshja e parë në “Metropolitano”, ai u përgjigj shkurt: “Nëse do të ishte kaq e lehtë, do t’ua kërkoja ta përsërisin.”
Për përgatitjen e ndeshjes, Simeone theksoi se ekipi duhet të luajë me inteligjencë dhe të japë maksimumin.
“Do të përpiqemi të luajmë ndeshjen që na duhet. Jemi të bindur dhe kemi besim, por gjithçka nuk varet vetëm nga ne.”
Sa i përket gjendjes së lojtarëve Alexander Sørloth, Julián Álvarez dhe Giuliano Simeone, trajneri tha se vendimi përfundimtar do të merret para ndeshjes.
“Dje u stërvitën lehtë, sot do të stërviten dhe nesër vendosim.”
Për Julián Álvarez, ai shtoi: “Është lojtar i ndeshjeve të mëdha, e njeh mirë futbollin anglez dhe shpresojmë të bëjë një paraqitje të madhe.”
Simeone u pyet edhe për supersticionin e ndryshimit të hotelit në Londër, por u përgjigj me humor: “Tani jemi më mirë se në tetor, dhe hoteli është më i lirë (qesh).”
Në fund, trajneri argjentinas theksoi se plani i skuadrës është i qartë.
“E kemi idenë, duhet ta transmetojmë në fushë dhe të bëjmë një ndeshje të mirë deri në fund.”
Ndeshja e parë mes Atleticos dhe Arsenalit përfundoi 1-1./Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë