Atletico Madridi e humbi derbin e qytetit nga Real Madridi me rezultat 1:2 dhe u largua edhe më shumë nga kreu i tabelës në La Liga.
Trajneri Diego Simeone e pati një natë të veçantë pasi u bë trajneri me më së shumti ndeshje në krye të “Los Colchoneros”.
Argjentinasi e ka kritikuar lojën e kundërshtarit të mbrëmshëm, ndërsa i ka lavdëruar lojtarët e tij për lojën e shfaqur.
“Mund të luash dobët dhe mund të luash mirë, ndërsa Reali i bën të dyja, është një skuadër e fortë. Ne, në pushimin në mes të dy pjesëve kemi biseduar dhe në pjesën e dytë kishim më shumë agresivitet, duke iu afruar edhe barazimit. Mirëpo, Reali mbrohet mirë dhe i shfrytëzon hapësirat e pakta për të shkuar përpara me kundërsulme. Komplimente atyre, por unë jam i kënaqur me punën që e bëri skuadra ime, e cila e demonstroi fytyrën e saj deri në fund”, deklaroi trajneri i Atleticos në konferencë për shtyp.
Goli i vonshëm i Hermosos ishte i pamjaftueshëm për Atleticon, derisa për Realin paraprakisht kishin shënuar Rodrygo dhe Valverde. /GE/
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...