Manchester City arriti që bindshëm ta mposht Real Madridin, në gjysmëfinalen e dytë të Champions League.
Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Satdium” përfundoi me rezultat të thellë 4:0, derisa rezultati i përgjithshëm ishte 5:1.
Lojtari i ndeshjes padyshim ishte Bernardo Silva, i cili shënoi dy gola.
“Ne e dimë se sa të ashpër janë. Ata na shtynë, por ne ishim shumë rezistent, ishim të pasionuar por të organizuar. Performanca ime në ndeshjen e parë në Madrid nuk ishte ajo që doja dhe doja ta kompensoja këtë. Sot më duhej të bëja më mirë për bashkëlojtarët dhe tifozët dhe kjo është ajo që u përpoqa të bëja”, tha Silva.
Ai foli edhe për ndeshjen me Interin.
“Unë i kam parë ndeshjet e tyre, ata duken shumë të fortë dhe të organizuar në mbrojtje. Do të jetë e vështirë, por ne do ta provojmë. Premier League është një tjetër trofe që duam ta fitojmë sërish me tifozët tanë, kështu që do të përpiqemi të rikuperojmë përpara kësaj”, shtoi ai.
Manchester City – Inter është finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2022/23.
Finalja e madhe zhvillohet më 10 qershor në Stamboll./Arbresh.info/
Haxhiu: Kuvendi në bllokadë për fajin e opozitës, nuk di çfa...
Hapja e negociatave për grup-kapitullin 3, Rama: Rruga drejt...
Trepça vazhdon edhe për një sezon me Adis Beciaragicin
Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heq...
Nesër tentimi i 20-të për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit
“Nuk kandidoj për president”, Erdogan: Ky është mandati im i...