Sigal Prishtina ka fituar me rezultat bindës përballjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e mërkurë) ndaj Apoel Nicosias.
Klubi nga kryeqyteti ka triumfuar me rezultat 93:74 ndaj skuadrës qipriote në takimin e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, shkruan portali arbresh.info.

Nikoqirët krijuan një diferencë prej dhjetë pikësh qysh në çerekun e parë (33:23) për të thelluar më pas epërsinë në 15 pikë në fund të pjesës së parë (60:45).
Në çerekun e tretë gjërat ndryshuan për shkak se skuadra mysafire arriti të ngushtojë sërish avantazhin në dhjetë pikë, por të tanët nuk lanë hapësirë për befasi në çerekun e fundit.
Djelmoshat tanë fituan me 19 pikë epërsi këtë përballje mjaftë të rëndësishme në kuadër të FIBA Europe Cup./arbresh.info/
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë