Sigal Prishtina e ka shkatërruar Kozuvin, sonte në Pallatin e Rinis dhe Sporteve, duke e mposhtur me rezultat 85-61, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës Ballkanike.
Ballafaqimi mes Sigal Prishtinës dhe Kozuvit është zhvilluar në një atmosferë fantastike të krijuar nga “Plisat”.
Kampionia e Kosovës fuqishëm e ka nisur ndeshjen, duke mos rrezikuar fitoren për asnjë momente dhe duke bërë hapin e madh drejt finales së Ligës Ballkanike.
Prishtinasit pjesën e parë e mbyllen më 12 pikë epërsi (24-12), ndërsa skuadrat shkuan në pushim më rezultat 41-25, në favor të skuadrës sonë.
Basketbollistët e Sigal Prishtinës edhe periudhën e tretë shfaqen performancë të shkëlqyer duke e mbyllur këtë pjesë më 15 pikë avantazh (29-14), derisa rezultati i përgjithshëm ishte 70-39 për Sigal Prishtinën.
Në dhjetëminutëshin e fundit mysafirët u angazhuan më shumë, por jo sa për të bërë ndonjë rikthim sensacional, kështu Sigal Prishtina mund Kozuvin, me rezultat 85-61, duke qenë shumë afër finales së madhe të Ligës Ballkanike.
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë