Santiago Solari drejtoi një skuadër të zbrazët në Real Madrid në seancën e sotme (e enjte) stërvitore ndërkohë që ‘Los Blancos’ kanë kthyer vëmendjen e tyre në ndeshjen e së dielës në La Liga kundër Real Valladolidit.
Grupi punoi në kontroll, pasime, posedim dhe gjuajtje, por aty mungoi një numër i madh i lojtarëve, transmeton portali arbresh.info.
Lucas Vazquez dhe Vinicius kanë qëndruar jashtë për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjen kundër Ajaxit, ndërsa Gareth Bale nuk është stërvitur po ashtu për shkak se mbylli ndeshjen e së martës me një lëndim të vogël.
Keylor Navas dhe Sergio Reguilon munguan gjithashtu për shkak se ata kanë punuar në formë individuale në ndërtesat e Valdebebas.
Ndërkohë, Marcos Llorente vazhdon rikuperimin nga lëndimi dhe ka bërë vetëm disa vrapime të lehta në fushë./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1