Janë shtyrë për një ditë të gjitha ndeshjet e sotshme në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, për shkak se vendi do të mbajë ditë zie, në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit tragjik në Shqipëri, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).
24 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në një seri tërmetesh që e goditen Shqipërinë, që nga orët e hershme të mëngjesit të djeshëm..
Si pasojë, FBK-ja ka vendosur që t’i shtyjë për të enjten dy ndeshjet e Superligës të cilat ishin planifikuar të zhvillohen sot, e mërkurë.
“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se dy ndeshjet e Superligës, Peja-Feronikeli dhe Ponte Prizreni-Lipjani, që ishin paraparë të zhvilloheshin të mërkurën (sot) janë shtyrë për të enjten (nesër)”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga FBK-ja.
Vendimi është marrë nga Federata e Basktbollit të Kosovës, duke ditur se sot është ditë zie në Kosovë.
“Vendimi vjen pasi presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të mërkurën e ka shpallur ditë zie në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit në Shqipëri”, sqaron FBK-ja.
Dy ndeshjet e Superligës do të zhvillohen të enjten nga ora 19:00. Dy takimet zhvillohen në kuadër të xhiros së 13-të..
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....