Klubi i La Ligës, Valencia, ka bërë të ditur se dy pjesëtarë të ekipit të parë dhe stafit të trajnerëve kanë rezultuar pozitivë në testin për virusin Covid-19, një ditë pas nisjes së stërvitjeve parasezonale dhe dy ditë pasi Atletico Madridi e konfirmoi infektimin e dy lojtarëve.
Në deklaratën e lëshuar, klubi spanjoll konfirmon se dy individë, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar, janë vetëizoluar në shtëpi dhe se pjesa tjetër e skuadrës do ta ndjekë një protokoll rigoroz.
Valencia kishte qenë e prekur rëndë nga virusi kur ai ishte përhapur fillimisht në Spanjë, në muajin mars. Në atë kohë, klubi kishte raportuar se më shumë se një e treta e skuadrës dhe stafit është infektuar me Covid-19.
Spanja, njëra ndër vendet më të prekura në botë nga virusi, po vazhdon të përjetojë rritje të numrit të rasteve dhe të hënën e kaloi Britaninë e Madhe si vendi me më së shumti të infektuar në Evropën Perëndimore.
Lajmi për këta dy të infektuar në Valencia vjen pasi Angel Correa dhe Sime Vrsaljko dolën pozitivë nga skuadra e Atletico Madridit, që do të thotë se ata do të mungojnë në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzigut. /Gazeta Express/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...