Finalja në ‘FA Cup’ e së shtunës do të jetë subjekt i një sigurie të lartë, pas sulmit terrorist në Manchester.
Të paktën 22 persona janë vrarë pas një shpërthimi në koncertin e Ariana Grandes në Manchester dhe Federata e Futbollit të Anglisë së bashku me autoritetet vendase kanë shtuar masat e sigurisë para eventit gjigant, transmeton portali arbresh.info.
Tifozët e Arsenalit dhe Chelseat që do të shkojnë në ‘Wembley’ janë këshilluar për të arritur më herët në stadium sepse masa shtesë të sigurisë do gjenden rreth stadiumit.
“Siguria e tifozëve është më e rëndësishmja dhe ne kemi shtuar masat e sigurisë në ‘Wembley Stadium'”, ka thënë Federata e Futbollit të Anglisë./arbresh.info
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB: Nga nesër nisin aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistri...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol