Kroacia dhe Italia luajnë ndeshjen e tretë të fazës së grupeve sonte me fillim nga ora 21:00.
Një ndeshje kjo që përcakton se kush do të kualifikohet nga ‘grupi i ferrit’, ku ndodhet edhe Shqipëria e Spanja, shkruan Arbresh.info.
Para fillimit të ndeshjes një video e publikuar nga faqja e zyrtare e Euro 2024, në rrjetin social Facebook, shihen tifozët kroat duke marshuar në qytetin e Leipzigut.
Kujtojmë se edhe tifozët kroat njihen për pasionin e madh që kanë për kombëtaren kroate dhe udhëtojnë një numër i madh për të përkrahur shtetin e tyre në evente të mëdha.
Suksesi kroatëve nuk ju ka munguar pasi dy botërorët e fundit njëherë kanë qenë finalist teksa herën tjetër zunë vendin e tretë.
Këtë sukses kërkojnë edhe në Evropian mirëpo së pari duhet të sigurojnë kualifikimin sonte./Arbresh.info/
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...