Kombëtarja U21 e Shqipërisë ka pësuar sot një humbje të papritur në ndeshjen e dytë miqësore që zhvilloi në dritaren e marsit, teksa është mposhtur nga bashkëmoshatarët e U21 të Luksemburgut.
Në një sfidë ku në fushën e lojës kishte shumë lojtarë nga Superiorja, por edhe një futbollist si Fetai i cili ka qenë pjesë e grumbullimeve të Kombëtares A, Shqipëria nuk ia dol të diktonte ritmin e vet të lojës dhe u ndëshkua në pjesën e dytë nga goli i Dideira.
Më pas, Shqipëria u mundua të krijonte diçka në sulm, por pa sukses, ndërsa në fund rrezikoi disa herë edhe të pësonte gola të tjerë.
Kësisoj, ndeshja u mbyll me humbjen 1-0, duke shënuar një hap prapa në krahasim me barazimin pa gola ndaj Greqisë të skuadrës së drejtuar nga Alban Bushi.
Kurti: Restaurohet “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, inve...
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën