Shqipëria U-20 do të marrë pjesë në një turne të veçantë në Arabinë Saudite që do të zhvillohet në datat 25 qershor – 5 korrik.
Në këtë turne që është i treti në histori pjesëmarrës do të jenë 11 vende arabe; Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Jordania, Kuvajti, Jemeni, Libani, Palestina, Iraku, Siria, Bahraini, Omani, teksa këtë edicion do të marrë pjesë edhe Kombëtarja U-20 i drejtuar nga trajneri Alban Bushi, përcjell Arbresh.info.
Skuadrat do të ndahen në tre grupe, me nga katër ekipe, ku secila prej tyre do të zhvillojë nga tre ndeshje. Më pas do të nisë faza me eliminim direkt deri në sfidën finale që do të luhet më datë 5 korrik.
Kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite më datë 22 qershor dhe së shpejti trajneri Bushi do të bëjë publike listën me lojtarët e grumbulluar për këtë turne./Arbresh.info/
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...