Ekipi Kombëtar U-19 ka zyrtarizuar dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit në muajin gusht.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy sfidave në datat 9 dhe 11 gusht. Të dy takimet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.
Ndeshja e parë ndaj Lihtenshtejnit do të luhet më 9 gusht, në ora 17:30, teksa përballja e dytë do të zhvillohet më 11 gusht, në ora 10:00.
Dy ndeshjet miqësore janë mjaft të vlefshme për skuadrën dhe stafin e Kombëtares U-19, me në krye trajnerin Julian Ahmataj, në kuadër të përgatitjeve që ekipi po zhvillon për eliminatoret e Kampionatit Europian “Rumani 2025”. Kuqezinjtë janë shortuar në grupin 11 së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut.
Shqipëria U-19 do të nisë grumbullimin më 5 gusht në Tiranë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për dy sfidat miqësore ndaj Lihtenshtejnit.

SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...