Ekipi Kombëtar U-19 ka zyrtarizuar dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit në muajin gusht.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy sfidave në datat 9 dhe 11 gusht. Të dy takimet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.
Ndeshja e parë ndaj Lihtenshtejnit do të luhet më 9 gusht, në ora 17:30, teksa përballja e dytë do të zhvillohet më 11 gusht, në ora 10:00.
Dy ndeshjet miqësore janë mjaft të vlefshme për skuadrën dhe stafin e Kombëtares U-19, me në krye trajnerin Julian Ahmataj, në kuadër të përgatitjeve që ekipi po zhvillon për eliminatoret e Kampionatit Europian “Rumani 2025”. Kuqezinjtë janë shortuar në grupin 11 së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut.
Shqipëria U-19 do të nisë grumbullimin më 5 gusht në Tiranë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për dy sfidat miqësore ndaj Lihtenshtejnit.

Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...