Kombëtarja shqiptare është mposhtur pasditen e sotme (e shtunë) nga Islanda në stadiumin Laugardalsvollur.
Shqipëria ka pësuar një humbje me rezultat minimal 1 me 0 në ndeshjen si mysafirë kundër Islandës, i cili ishte edhe takimi debutues për trajnerin Edy Reja që mori muajit e fundit detyrën në kombëtare, shkruan portali arbresh.info.
Pavarësisht një fillimi të mirë nga “Kuqezinjtë” me shumë raste, nikoqirët gjetën rrjetën e Etrit Berishës në rastin e tyre të parë konkret.
Ishte mesfushori Johann Gudmundsson që vendosi takimin duke shënuar golin e epërsisë dhe të vetëm të skuadrës së tij në minutën e 22′ të ndeshjes në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
Gudmundsson shkatërroi mbrojtjen e kombëtares sonë duke lënë pas tre lojtarë para se të dërgonte topin me një goditje të fuqishme në portën e Berishës.
Shqipëria vazhdon qëndrimin në pozitën e katërt në Grupin H para ndeshjes tjetër në kuadër të kualifikimeve kundër Maldovës të martën e javës së ardhshme./arbresh.info/
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’
Zbardhet atentati me eksploziv ndaj 57-vjeçarit në Konispol,...
Dua Lipa ngre padi prej rreth 14 milionë eurosh kundër Samsu...
Irani: Anijet nga vendet që zbatojnë sanksionet e SHBA-së nu...
Zyrtare: Kylian Mbappe mungon ndaj Barcelonës
Tre arinj hyjnë në oborrin e një familjeje në Hoçë të Prizre...