Edy Reja ka gjetur fitoren në takimin e dytë si trajner te kombëtarja shqiptare.
Shqipëria mposhti me rezultat 2 me 0 ekipin kombëtar të Moldavisë në takimin e zhvilluar si nikoqir në “Elbasan Arena” në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Kuqezinjtë shënuan golin e epërsisë pas një aksioni të organizuar mirë, por prekja e fundit u bë nga Sokol Cikalleshi.
Myrto Uzini dërgoi në zonë bukur topin para se Odise Roshi të asistonte te Cikalleshi që shënoi për 1 me 0 në minutën e 65′.
Roshi ishte asistues edhe në golin dytë të shënuar në minutat shtesë të takimit nga Ylber Ramadani për 2 me 0.
Shqipëria pas katër ndeshjeve në kuadër të Grupit H gjendet në pozitën e katërt me gjashtë pikë, tri më pak se Islanda, Turqia dhe Franca në pozitat më lartë./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?