Kombëtarja e Shqipërisë e nis sot (e premte) kampanjën për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve me një ndeshje në udhëtim te Bjellorusia.
Kuqezinjtë do ta fillojnë ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës 2022 me një ndeshje në udhëtim në Grupin 4 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Ekipi i trajnerit Edy Reja do të kërkojë fitoren në udhëtimin e tyre në Minsk për përballje me Bjellorusinë.
Kombëtarja shqiptare është gati dhe synon rezultat pozitiv për të nisur në mënyrën më të mirë këtë kampanjë.
Ky takim fillon nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin Dinamo në qytetin e Minskit.
Përveç Shqipërisë dhe Bjellorusisë në grupin 4 të Ligës C marrin pjesë edhe Kazakistani dhe Lituania.
PSG-ja përgatitet për befasinë e madhe të verës, nis kontakt...
“Ku je z.kryetar, a je gjallë”, Vjosa Osmani takohet me Fato...
KQZ pranon listën nga 23 subjekte politike me 917 kandidatë
Zgjedhjet e 7 qershorit/PDK prezanton listën e plotë
Garon me numrin 10, Shqipe Selimi: E kam pritur që në këto z...
Zhvillime të reja në rastin “Laboratori ‘25”, ndalohet një p...