Christian Panucci vijon të marrë lajme negative në prag të nisjes së Ligës së Kombeve.
Një nga mesfushorët më të mirë të ekipit kombëtar, Odise Roshi, ka pësuar një dëmtim të rëndë, në ndeshjen që Ahkmat Gorzny luajti kundër Rubin Kazan në kampionatin rus të futbollit. Nga skuadra e Premier Ligës ruse vijnë lajme aspak të mira, pasi dyshohet se Odise Roshi ka dëmtim në ligamentete.
Gjatë kësaj të hëne mesfushori, që luan në krahë, do t`i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të mësuar më shumë rreth dëmtimit të tij. Nëse vizitat mjekësore do të nxjerrin pikërisht dëmtimin e ligamentit, atherë mesfushori do të jetë i detyruar të rrij për një kohë të gjatë jashtë fushave.
Kështu Odise Roshi shtohet në listën e lojtarëve që do të mungojnë për ndeshjet e Ligës së Kombeve, që do të fillojnë në shtator. Kujtojmë se fieraku është një nga mesfushorët më të mirë të kombëtares shqiptare, ku shpeshmazi nga këmbët e tij janë dhuruar gola dhe asiste me shumë vlerë për kuqezinjt.
Mungesa e tij në formacion i komplikon shumë punët për trajnerin Christian Panucci, i cili në këtë periudhë do të përballet dhe me mungesën e minutave për shumë nga lojtarët e kombëtares, kryesisht në repartin e mbrojtjes.
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...
E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, gjendet duke bas...
Sherr për pronë në Ferizaj, tre të lënduar – policia sekuest...
58 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba të shqiptuara gjatë 24...
Aksion policor në Mitrovicë e Vushtrri, 26 të arrestuar dhe ...