Kombëtarja e Shqipërisë është nikoqire e Bosnje e Hercegovinës në Elbasan Arena, ku zhvillon ndeshjen miqësore.
Kjo përballje vjen pas humbjes prej 2-0 nga Italia në kuadër të kualifikimeve për ‘Rusia 2018’ që zbehu gjasat e kuqezinjve për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Për më shumë, ka pasur polemika të shumta mes FSHF-së dhe tifozëve që u shoqërua me hedhje të fishekzjarrëve në stadiumin në Palermo.
Nga ana tjetër, Bosnje e Hercegovina fitoi me rezultat 5-0 kundër Gjibraltarit.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Strakosha, Alla, Hysaj, Aliji, Basha, Veseli, Memushaj, Kukeli, Balaj, Llullaku, Hyka.
Formacioni zyrtar i Bosnje e Hercegovinës: Begovic, Vranjes, Zukanovic, Sunjic, Djumic, Lulic, Pricic, Jajalo, Krunjic, Kodro, Dzeko.
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...