Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka njoftuar se atletët profesionistë do të jenë në gjendje t’i rifillojnë stërvitjet individuale nga dita e hënë, 4 maj, në atë që njihet si “Faza 0” e planit të qeverisë për rikthimin e realitetit në vend.
Komentet e shefit të qeverisë spanjolle japin shpresë së futbollit në Spanjë mund të rikthehet së shpejti, transmeton Gazeta Express.
“Atletët profesionistë do të jenë në gjendje të stërvitin individualisht duke filluar nga 4 maji”, ka thënë Sanchez.
“Hapja e seancave stërvitore individuale për atletët profesionistë dhe stërvitjet bazike për ekipet e ligave profesionale autorizohet nga faza 0. Në industrinë e sportit, hapja e qendrave me higjienë të detyrueshme dhe masa mbrojtëse dhe, nëse është e mundur me ndërrime, është duke u konsideruar, ndërsa seancat stërvitore të nivelit të mesëm në ligat profesioniste do të lejon në fazën 1”, shtoi ai.
“U larguam sapo dëgjuam raportimet e para”/ Mbërrin në Mbret...
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë