Australia ka arritur të nxjerr barazim nga takimi i pasdites së sotme (e enjte) kundër Danimarikës.
Pas humbjes kundër Francës me rezultat 2 me 1, skuadra australiane i shpëtoi eliminimit të menjëhershëm duke siguruar një pikë nga përballje me Danimarkën, shkruan portali arbresh.info.
Supergoli në prag të zonës së penaltisë i shënuar nga Christian Eriksen në fillim të ndeshjes u mohua nga Mile Jedinak vetëm gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.
Eriksen realizoi gol të bukur për 1 me 0 në minutën e 7′, por sulmuesi Mile Jedinak arriti të barazoj shifrat për 1 me 1 duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (39′) pas penaltisë që siguroi me anë të teknologjisë VAR.
Danimarka qëndron tani në pozitën e parë të Grupit C me një pikë më shumë se Franca, ndërsa Australia qëndron në pozitën e tretë me vetëm një pikë./arbresh.info/
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës