Klubi i sapopromovuar në elitën e futbollit kosovar, Prishtina e Re, ka njoftuar sot (e premte) se kanë emëruar në rolin e drejtorit sportiv ish-futbollistin e njohur, Shpëtim Babaj.
Babaj si një ish-lojtar me karrierë të pasur, do t’i ndihmojë Prishtinës së Re në arritjen e objektivave të klubit.
Babaj dha prononcimin e parë, ku tha se: “Jam bashkuar me një klub me ambicie të qarta dhe një strukturë të organizuar si KF Prishtina e Re. Objektivi ynë është të ndërtojmë një projekt të qëndrueshëm dhe konkurrues në futbollin vendor.
E dimë që kjo nuk është e lehtë, jemi në vitin tonë të parë në Superligë dhe na pret shumë punë përpara. Por, duke parë përkushtimin, organizimin dhe ambiciet që ekzistojnë brenda klubit, jam i bindur që do t’i arrijmë qëllimet tona.”
Ky është vetëm fillimi i një epoke të re për klubin tonë në futbollin elitar të vendit./Arbresh,.info/
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...