Cristiano Ronaldo ndjen se ekziston fokus i madh në golat e tij, por ylli i Real Madridit i ka kujtuar kritikët e tij se ka shënuar shumë të tillë në karrierën e tij.
Ylli i Real Madridit ka këmbëngulur se nuk ka nevojë që të dëshmohet dhe kujtoi kritikët se golat e tij mund t’i gjejnë në Google.
“Statistikat e mia, nuk dua të flas për to, thjeshtë shkoni në Google dhe kërkoni “Cristiano Ronaldo Goals” dhe aty do t’i keni , të gjitha. Kjo nuk më brengos fare”, potencoi Ronaldo i frustruar.
Ronaldo ka kontratë te Reali deri në vitin 2021, por ka pasur sugjerime se 32 vjeçari po mendon ndryshim në karrierë.
“Jam shumë mirë, nuk dua që të rinovoj. Unë kam edhe katër vjet në kontratë. Nuk dua që të rinovoj”, përfundoi portugezi.
Barcelona rikthehet në krye të tabelës pas fitores me Levant...
Kosova publikon listën e gjerë për ndeshjen me Sllovakinë
Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë
E dhimbshme: Mërgimtari humb jetën në aksident
Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë
Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...