Ndeshja në mes të Besës dhe KF Kikës ka përfunduar me skandal.
Ndeshja e Ligës së Parë të Kosovës në mes të Besës dhe KF Kikës, ka përfunduar me grushte.
Sipas komunikatës për media nga skuadra e Hogoshtit, bëhet e ditur se drejtuesit e Besës kanë sulmuar lojtarët e tyre, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në urgjencë, përcjell “lajmi.net”.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e KF Kikës në lidhje me incidentin ndaj Besës:
KOMUNIKATË PËR MEDIA
KF KIKA e dënon sjelljen e kryesisë së klubit Besa nga Peja, dhe referimin skandaloz nga gjyqtari kryesore i ndeshjes Fitim Sadriu.
Kika pas mbledhjes së mbajtur sot kryesia e klubit e ka analizuar lojën e sotme ndaj Besës nga Peja.
Në ndeshjen ndaj Besës, sot KF KIKA ka arritur të marrë një barazim me rezultat prej 1-1, ku gjithçka tjetër është zhvilluar, përveçse se futboll jo.
Prej minutës së 17’, kur kemi kaluar në epërsi me golin e Lirian Feratit, klubi i jonë menjëherë është nisur të dëmtohet nga gjyqtari i ndeshjes Fitim Sadriu, i cili nuk ka reaguar fillimisht ndaj grushteve për lojtarët tanë Mergim Kastrati dhe kapitenit Durim Biçkajt e në këtë rast, referi kryesorë nuk ka dhënë as karton të verdhë për lojtarët e Besës.
Si pasoj e vendasve në drejtim të referit, ky i fundit referon penallti në favor të Besës, e cila vetëm penallti nuk ka qenë.
Krejt në fund të ndeshjes, 5 minuta pa përfunduar ndeshja, është grushtuar lojtari i ynë Vllaznim Jashari nga anëtarët e kryesisë së Besës.
Vllaznim Jashari, pas dhunës së ushtruar në drejtim të tij nga anëtarët e kreysisë së Besës, është dërguar për në spital pa vetëdije.
Ai më pas është dërguar në shtëpi ku është duke u kuruar nga plagët që i ka marrur nga dhuna e ushtruar në drejtim të tij.
Prandaj, KF KIKA, e dënon ashpër sjelljen e kryesisë së Besës, dhe referimin skandaloz të Fitim Sadriut, dhe kërkon që të ndërmerren masa nga FFK-ja.
Ne i dëshirojmë shërim të shpejtë sulmuesit tonë Vllaznim Jashari, dhe e presim të martën në ndeshje ndaj Vushtrrisë në kuadër të Kupës së Kosovës.
Gjithashtu në fund të takimit është sulmuar edhe Kryetari i KF Kikes, Naim Biçkaj, nga personat e njejtë të cilët e kanë sulmuar Vllaznim Jasharin.
Kryetari i klubit Naim Biçkaj është shprehur i zhgënjyer me mikpritjen e Besës në këtë ndeshje, duke thënë se sjelljet e klubit nga Peja, tregojnë pa pjekuri në futboll.

“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...