Real Madrid ka bërë befasinë duke arritur marrëveshje për sulmuesin e Inter-it, Lautaro Martinez me vlerë 100 milionë euro.
Argjentinasi është në listën e Barcelonës që një vit, por dy skuadrat kanë dështuar të arrijnë marrëveshje, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Sport Mediaset, “Los Blancos” kanë arritur të vazhdojnë aty ku Barcelona ka dështuar, duke bërë marrëveshje me vlerë 100 milionë euro.
Real-i do paguajë 50-60 milionë euro, plus Achraf Hakimi-n, i cili u transferua në “San Siro” për 40 milionë euro gjatë verës.

Inter-i do i përdorë këto para që të sjellë në skuadër mesfushorin N’Golo Kante, i cili pëlqehet nga trajneri Antonio Conte.
Thuhet se kampioni i Spanjës gjithashtu ka arritur marrëveshje personale me Lautaro Martinez-in, me vlerë 8 milionë euro për sezon.
Kjo është dy milionë euro me pak së sa kishte ofruar Barcelona, por oferta është pranuar nga Inter-i dhe lojtari./arbresh.info.
“Liria ka Emër” sot mban konferencë për media
Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në P...
Japonia voton mes borës në zgjedhjet e parakohshme, Takaichi...
Moti sot në Shqipëri
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell