Tifozët e Manchester United janë tronditur të gjithë menjëherë pasi FIFA 20 publikoi ranglistën zyrtare të lojtarëve këtë javë.
Ikona e Barcelonës, Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë në lojë dhe është vlerësuar me numrin 94, ndërsa që superylli Cristiano Ronaldo është shumë afër tij dhe është vlerësuar me numrin 93, transmeton portali arbresh.info. Nuk duken gjëra befasuese, apo jo?
Megjithatë, vendimi i FIFA-së për të vlerësuar më lartë Shkodran Mustafin sesa mbrojtësin më të shtrenjtë në botë Harry Maguire ka befasuar një numër të madh tifozësh.
Derisa performancat e shkëlqyera të Maguires te Leicesteri sezonin e kaluar kanë bindur United për të shpenzuar 80 milionë funta për nënshkrimin e tij këtë verë, paraqitjet e tmerrshme të Mustafit kanë bërë që tifozët e Arsenalit të luten për largimin e tij.
Në formë të çuditshme, Mustafi është vlerësuar me numrin 83, një më lartë se Maguire me 82./arbresh.info/
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...