Shkodran Mustafi është i vendosur për të qëndruar në Arsenal.
The Mirror raporton se Arsenali është duke pasur vështirësi për të hequr dorë nga Mustafi sepse mbrojtësi shqiptar është i vendosur për qëndrim, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i “Topçinjve”, Unai Emery dëshiron të shkarkoj Mustafin në mënyrë për të siguruar fonde dhe që të përfitoj nga paga e tij prej 120 mijë funta në javë. Por, 27-vjeçari ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me skuadrën e Arsenalit duke bërë të qartë edhe një herë se nuk ka ndërmend të largohet dhe do të luftoj për pozitë te gjiganti londinez.
Mustafi, i cili ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij pas transferimit prej 35 milionë funta në vitin 2016, ka qenë në qendër të kritikëve për shkak të formës së dobët në dy sezonet e kaluara.
Arsenali është duke pasur vështirësi për të gjetur blerës për të ndonëse dy vite më parë ka ekzistuar një interesim i madh nga Interi por ata refuzonin të paguanin më shumë se 25 milionë funta./arbresh.info/
Zelensky zotohet t’i vazhdojë përpjekjet për paqe pas “përpa...
Rashiq thotë se ka hyrë në Kuvendin e Kosovës
Rama vlerëson Abdixhikun edhe pas rezultatit të dobët të LDK...
Një person në Suharekë e fotografoi votën dhe e postoi në rr...
CR7: Nuk tërhiqem pa i shënuar 1000 gola
BBC shkruan për fitoren e Vetëvendosjes: Albin Kurtit i hape...