Shkodran Mustafi është duke u përpjekur për të përmirësuar vetën te Arsenali sërish.
Reputacioni i tij pësoi rënie të madhe sezonin e kaluar dhe tani është duke u shfrytëzuar nga Unai Emery vetëm në ndeshjet aktuale për kupë, transmeton portali arbresh.info.
Por, brenda tri paraqitjeve këtë sezon, ai ka mbajtur portën e pastër dhe nuk ka mundur më shumë se kaq.
Mustafi ka besim dhe u ka dërguar tifozëve të Arsenalit një mesazh para fitores mbrëmjen e kaluar në Evropa Ligë ndaj Standard Lieges.
Ai me shpejtësi përmendi faktin për portën e pastër pas fitores 4 me 0.
“Djelmoshat ishin të zjarrtë sonte. Performancë e shkëlqyer dhe një tjetër ndeshje me portë të pastër”, ka shkruar Mustafi.
Mustafi mund të ketë ende një rol te Arsenali këtë sezon për shkak se është duke luajtur mjaftë mirë për momentin.
Një test i madh për të do të jetë ndeshja në fund të këtij muaji në Carabao Cup mes Arsenalit dhe Liverpoolit./arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...