Arsenali do t’i lejoj Shkodran Mustafit largimin menjëherë pasi të finalizohet marrëveshje për transferimin e David Luiz.
Braziliani pritet të përfundoj transferimin tronditës te rivali në Londër nga skuadra në Stamford Bridge, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri Unai Emery ka qenë në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri pas largimit të papritur të francezit Laurent Koscielny.
Por, kjo nuk do të thotë se ata nuk do të shesin Mustafin në rast se pranojnë ndonjë ofertë të përshtatshme.
Reprezentuesi i Gjermanisë është kritikuar ashpër nga “Topçinjtë” qysh pas transferimit të tij nga Valencia në vitin 2016.
Bazuar në një raport nga Sky Sports, Mustafi mund të largohet nga klubi në formë të përhershme ose si një i huazuar te një klub në Liga 1./arbresh.info/
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “...
Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Mourinho paralajmëron Real Madridin para përballjes së fundi...
Presidentja Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan de...
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.