Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi vazhdon të jetë i druajtur rreth shanseve për largim nga “Topçinjtë” këtë verë për rikthim në Bundesliga.
E ardhmja e futbollistit shqiptar në Arsenal është e paqartë derisa Arsene Wenger vazhdon të mbetet ende pa u zëvendësues si trajner, transmeton portali arbresh.info. Mustafi nuk ka luajtur asnjëherë në skuadrën startuese në Bundsliga pavarësisht se ka fituar 20 paraqitje për Gjermaninë.
“Nuk ndodhi asnjëherë. Në moshën 17 vjeçare unë kalova në Everton sepse unë gjithmonë kam dashur të luaj në Premierë Ligë”, ka thënë Mustafi për ‘SportBild’. “Pas tri viteve, unë u largova fillimisht nga radari. Unë nuk e kam ndier asnjëherë që Bundesliga më donte mua”

I pyetur nga gazeta gjermane nëse klubet në Bundesliga janë përpjekur për të nënshkruar me të pas Kampionatit Botëror 2014, Mustafi u përgjigj: “Po, me një ose dy klube ne ishim duke folur”
“Në përgjithësi Bundesliga tashmë është një motiv sepse ajo është shtëpia ime”, ka shtuar futbollisti shqiptar kur është pyetur rreth një transferimi te vendi i tij.
26-vjeçari ka realizuar tri gola brenda 25 paraqitjeve këtë sezon në Premierë Ligë për “Topçinjtë”./arbresh.info/
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...