Shkodran Mustafi ka hedhur poshtë thashethemet se mund të largohet nga Arsenali.
27-vjeçari ka qenë një shtyllë në skuadrën e Unai Emery këtë sezon duke bërë 31 paraqitje në Premierë Ligë si dhe një numër të madh gabimesh që ngjallën dyshime rreth të ardhmes së mbrojtësit, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali raportohet se është duke dëgjuar ofertat rreth 20 milionë funta për Mustafin këtë verë pavarësisht transferimit të tij prej 35 milionë funta nga Valencia tri vite më parë.
Drejtori ekzekutiv te AC Milani, Ivan Gazidis, i cili ka punuar më parë në Arsenal në pozitë të njëjtë, është i interesuar për transferimin e Mustafit në San Siro derisa bisedimet janë duke u zhvilluar për transferim gjatë verës.
Kostas Manolas, Mario Hermoso, Willian Saliba dhe Djene Dakonam janë përfolur të gjithë si zëvendësues të Mustafit, por qendërmbrojtësi nuk ka plan të largohet nga Arsenali brenda muajve të ardhshëm.
“Është e çuditshme sepse ka gjithmonë spekulime rreth transferimeve”, ka thënë Mustafi për gazetën gjermane Kicker.
“Unë jam një lojtar i Arsenalit dhe kam kontratë deri më 2021”, shton futbollisti shqiptar./arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...