Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë, Shkodran Mustafi, ka marrë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij pas futbollit.
Fituesi i Kupës së Botës 2014 do të jetë ndihmëstrajner i Antonio Di Salvos te përfaqësuesja U21 e Gjermanisë, duke nisur punën më 1 shtator.
Ky emërim vjen pas largimit të Herrman Gerland nga posti i ndihmësit, ndërsa legjenda shqiptare është zgjedhur për shkak të përvojës së tij si asistent i Marc-Patrick Meister te Gjermania U17.
Në këtë rol të ri, ai do të punojë ngushtë me talentet e reja, duke i ndihmuar të zhvillohen dhe të përgatiten për nivelin senior.
Debutimi i tij në stolin e U21 do të jetë më 9 shtator, në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Letonisë në Rostock.
Shkodran Mustafi wird neuer Co-Trainer der #U21 ✅ Der Weltmeister von 2014 komplettiert damit das Trainerteam um Chefcoach Antonio Di Salvo und Co-Trainer Ovid Hajou.
Willkommen in der #U21, Shkodran! 🙌#U21 #UNSEREZUKUNFT | 📸 Thomas Böcker/DFB, Getty Images pic.twitter.com/WoYqbM1XMS
— DFB-Nachwuchs (@DFBNachwuchs) August 13, 2025