Shkëndija e Tetovës zhvillon nesër përballjen e tretë në Ligën e Konferencës kundër Jagellonias në Arenën “Todor Proeski” të Shkupit. Takimi nis nga ora 21:00.
Një ditë para takimit në konferencë për media kanë dal trajneri Jeton Beqiri dhe futbollisti Arbin Zejnullai, shkruan Arbresh.info
Trajneri Jeton Beqiri i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, përveç Vane Krstevskit, i cili për shkak të një lëndimi e ka mbyllur sezonin. Në konferencën për shtyp, Beqiri u shpreh me respekt për kundërshtarin, duke e konsideruar skuadrën polake favorite, por theksoi se Shkëndija do të futet në fushë për fitore.
“E kemi analizuar mirë Jagiellonian, është një ekip shumë i organizuar që vjen nga një kampionat i fortë. Ata janë dominues në Poloni, por ne në Shkup kemi treguar gjithmonë fytyrën tonë më të mirë. Nuk kemi problem t’ua lëmë atyre rolin e favoritit në letër, por në fushë do të kërkojmë maksimumin. Kemi përpara një ndeshje të ndryshme nga ajo me Shelburnin, më e fortë, më taktike dhe me më shumë ritëm. Në duele të tilla vendosin detajet, prandaj përqendrimi dhe shfrytëzimi i rasteve do të jenë vendimtare”, tha Beqiri.
Krah tij foli edhe mesfushori Arbin Zjenullai, i cili shprehu besim se Shkëndija do të japë gjithçka për të marrë një tjetër fitore evropiane.
“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. E dimë që përballë kemi një kundërshtar të fortë nga një ligë me ritëm të lartë, por edhe ne do të luftojmë për çdo top. Futbolli sot është më shumë fizik, kush vrapon më shumë dhe fiton duelet, ai fiton ndeshjen. Ne do të bëjmë pikërisht këtë, të luftojmë deri në fund për tifozët tanë”, u shpreh Zjenullai.
Pas dy ndeshjeve të para Shkëndija ka tre pikë, kurse Jagellonia katër sosh./Arbresh.info
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...