Sllovenia ka arritur të shënoj fitoren e parë në EuroBasket, pas dy humbjeve radhazi nga Polonia dhe Franca.
Kombëtarja e super yllit të NBA, Luka Doncic triumfoi me rezultat 86-69 ndaj Belgjikës, shkruan Arbresh.info.
Sllovenët dominuan nga minuta e parë e deri në fund të takimit për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim tutje.
Më i dalluari në triumfin e sllovenëve ishte pikërisht ylli i Lakers, Luka Doncic me 26 pikë, 10 kërcime e 11 asistime.
Pas tri ndeshjeve në grupin D, Sllovenia tashmë ka katër pikë dhe ndodhen në pozitën e tretë.
Kujtojmë se katër vendet e para nga gjashtë gjithsej sa janë nëpër grupe kualifikohen për 1/8 e finales së Kampionatit Evropian në basketboll.
Ndeshjen e ardhshme Sllovenia e luan ndaj Islandës me 2 shtator, kurse Belgjika në po të njëjtën ditë luan me Izraelin./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?